Qeveria mos ta injorojë opozitën, të merren parasysh propozimet tona për Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike

01 dhjetor 23:02

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Sejdi Hoxha, i ka bërë thirrje qeverisë Hoti që të reflektojë sa i përket votimit të Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike.

Ai ka thënë për gazetën “Epoka e re” se PDK-ja që nga fillimi i ka ofruar bashkëpunim qeverisë për ta kaluar këtë projektligj.

“Partia Demokratike e Kosovës që nga fillimi është treguar bashkëpunuese, edhe kur e kemi votuar rishikimin e buxhetit, i cili i ka hapur rrugën implementimit të Pakos së parë ekonomike. Kjo pako nuk do të kalonte pa votat e PDK-së. Ngjashëm kemi vepruar edhe për Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, pra, edhe këtu jemi treguar shumë fleksibil. I kemi kërkuar disa herë takim qeverisë që t’i harmonizojmë qëndrimet dhe ta kalojmë këtë projektligj, në mënyrë që t’i përkrahim qytetarët dhe bizneset. Fatkeqësisht kemi hasur në neglizhencë të madhe të qeverisë, duke u treguar neglizhent ndaj PDK-së. Pra, nuk na kanë dhënë hapësirë për të diskutuar për propozimet tana. Qeveria ka insistuar që vetëm propozimi i tyre është më i miri i mundshëm”, ka thënë ai.

“Kjo ka bërë që qeveria mos t’i këtë votat dhe për të tetën herë mos ta kalojë këtë projektligj. I bëjmë thirrje qeverisë që të reflektojë dhe mos ta injorojë opozitën. Nësë merren parasysh propozimet tona, mendoj se me një disponim të vogël kjo çështje do të rregullohej”, ka thënë Hoxha për gazetën “Epoka e re”.

(A.M/ Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Interi mban gjithçka të hapur për kualifikimin për në fazën…