
Qeveria mund ta tregojë shkaktarin e krizës energjetike pasi ta zgjidh atë
24 dhjetor 2021
| 13:57
Qeveria mund të tregojë shkaktarin e krizës energjetike pasi ta zgjidh atë
Avokati i njohur, Dastid Pallaska, ka reaguar ndaj krizës së madhe energjetike me të cilën po përballet Kosova.
Në profilin e tij në “Faceook”, ai ka shkruar Qeveria mund ta tregojë shkaktarin e krizës energjetike vetëm pasi që ta zgjidh problemin. “Qeveria edhe mund të tregojë kush e ka shkaktuar problemin energjetik, por vetëm pasi që ta ketë zgjidhur atë! Kështu veprohet kur qeverisja është mbi politikën ditore”, ka shkruar Pallaska.