Qeveria ndan 250 mijë euro për Kombëtaren e Kosovës, mbi 1 milion në rast kualifikimi në Botëror
27 nëntor 2025
| 12:56
Qeveria në detyrë ka ndarë 250 mijë euro si shpërblim për Kombëtaren e Kosovës, për suksesin e treguar në kualifikimet për Kupën e Botës, që e ka cilësuar si historik.
Në rast të fitores ndaj Sllovakisë, Kurti ka premtuar 500 mijë euro shpërblim.
E në rast të kualifikimit për Kupën e Botës, 1 milionë euro tjera.
“Me vendim të Qeverisë, do të ndajmë 250 mijë euro shpërblim. Në fazën e radhës hyjmë më plot votëbesim. Në rast të fitores ndaj Sllovakisë, zotohemi për shpërblim në vlerë 500 mijë euro. Së dyti në rast të kualifikimit në Kupën e Botës, zotohemi edhe për 1 milion euro tjera shpërblim”.
“Përpara Kosovë, gjithmonë me ty”, ka deklaruaar Kurti.



