Qeveria ndan buxhetin për pagat e RTK-së

27 nëntor 2025 | 12:58

Qeveria e Kosovës gjatë mbledhjes së sotme pritet të ndajë buxhet për pagat e Radio Televizionit të Kosovës. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se mjetet do të ndahen nga kategoria e kursimeve.

“Që në muajin gusht ne bëmë një zgjidhje të përkohshme, duke dhënë overdraftin për RTK-në me shpresën që pas konstituimit të Kuvendit dhe formimin e komisioneve parlamentare. Ne nuk i kishim votat e mjaftueshme, pasi partitë tjera refuzuan kategorikisht pagat për RTK-në. Siç e edhe e ka paralajmëruar ministri Hekuran Murati, kemi shqyrtuar disa opsione të mundshme për të dalë nga kjo situatë. Në këtë mbledhje mjetet e nevojshme po ndahen nga kategoria e kursimeve. Pra, kjo zgjidhje e sotshme, apo më mirë të themi kjo mënyrë e tanishme është veçse një improvizim i detyruar pas përpjekjeve tona të vazhdueshme në Kuvendin e Kosovës për ta miratuar aty buxhetin për RTK-në”, ka thënë, ndër të tjera, Kurti. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria në detyrë ka ndarë 250 mijë euro si shpërblim…