Qeveria ndan edhe 12 milionë euro për pakon fiskale emergjente

03 qershor 2020 | 11:12

Qeveria në detyrë ka ndarë edhe 12 milionë euro për zbatimin e plotë të Pakos Fiskale Emergjente.

Ndarja e këtyre mjeteve është bërë me propozim të ministrit në detyrë të Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, i cili ka thënë kësaj ministrie nuk i ka mjaftuar buxheti për ta implementuar në tërësi këtë pako.

“Gjatë implementimit të Pakos Fiskale Emergjente jemi detyruar që të bëjmë riaranzhime buxhetore në ministri të ndryshme ku një barrë e madhe financiare ka rënë mbi MEPTINIS-in. Është e logjikshme që mjetet e dedikuara që ka pasur kjo ministri nuk kanë mjaftuar për implementimin e plotë të kësaj pakoje, rrjedhimisht kemi nevojë për një propozim-vendim për ndarjen e mjeteve shtesë nga kontigjenca e Ministrisë së Financave dhe Transfereve drejt MEPTINIS-it për zbatimin e kësaj Pako Fiskale Emergjente”.

“MFT-ja bën kërkesë për ndarjen e mjeteve financiare në shumën prej 12 milionë me qëllim të zbatimit të kësaj pakoje”, ka thënë Bislimi.

Bislimi ka thënë se edhe pas këtij transferi, mjetet që ka në dispozicion MEPTINIS-i nuk do të mjaftojnë për zbatimin e plotë të pakos.

“Do të ketë nevojë për alokime shtesë për të cilat e kam lutur Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit që të riaranazhojë transferimin e 28 milionë eurosh, por ende nuk është finalizuar”, është shprehur Bislimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria në detyrë ka ndarë nga 30,000 euro për familjet…