Qeveria ndan mbi 1 milion euro për dëmet në bujqësi

06 korrik 2020 | 00:27

Në mbledhjen e mbajtur sot në mënyrë elektronike Qeveria e Kosovës, ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë 1.867.107 euro.

Kjo vlerë e parave është ndarë për të kompensuar dëmet ekonomike të shkaktuara në bujqësi nga fatkeqësitë natyrore.

“Istogu, Peja, Obiliqi, Vitia, Kacaniku, Mitrovica, Prishtina, Drenasi, Skenderaj, Prizreni, Fushë Kosova, Shtimja, Podujeva, Mamusha, Leposaviqi dhe Gjilani, janë komunat të cilave do u kompensohen dëmet e shkaktuar nga fatkeqësitë natyrore në periudhën janar – qershor 2020”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës ku kanë…