Qeveria ndan mbi 385 mijë euro mbështetje financiare për 37 specializantë nga Lugina dhe Mali i Zi

19 mars 2026 | 14:43

Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për pagesën e 37 specializantëve me vetëfinancim nga Lugina e Preshevës, Mali i Zi dhe vende të tjera, nga kategoria ekonomike “Subvencione dhe transfere”.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, pas mbledhjes se qeverisë, ka thënë se vlera e mbështetjes arrin mbi 385 mijë euro për vitin 2026 dhe se kjo mbështetje bazohet në udhëzimin administrativ për shkollim specialistik. “Në vlerë prej 385 mijë 654 euro e 50 cent prej datës 1 janar 2026 deri 31 dhjetor 2026. Sipas udhëzimit administrativ për shkollim specialistik është mundësuar që shkollimi specialistik për shtetasit e huaj, pjesëtarët e komunitetit shqiptar nga vendet fqinje dhe pjesëtarët e diasporës specializimi mund të lejohet me vendim të ministrit të shëndetësisë në bazë të rekomandimit dhe kuotës së përcaktuar nga bordi për shkollimin specialistik”, ka thënë Vitia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Akterë të ndryshëm të Kosovës kanë reaguar ndaj ushtrimeve të…