Qeveria ndan mjete shtesë për punonjësit e SHKK-së

15 mars 2021 | 12:07

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi ka njoftuar se Qeveria e Kosovës ka ndarë mjetet shtesë për Shërbimin Korrektues të Kosovës (SHKK).

Kështu ka bërë me dije Selimi përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, duke thënë se vendimi i qeverisë për ndarjen e mjeteve shtesë mbi pagën bazë për punonjësit e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Postimi i plotë i tij:

Shërbimi Korrektues i Kosovës, i cili gjatë pandemisë ka punuar me kapacitete të plota, ka dëshmuar efikasitet dhe sukses në betejën kundër COVID-19 përbrenda institucionit. Meritor aprovimi i vendimit të sotëm nga kabineti qeveritar për alokimin e mjeteve për kompensimin shtesë mbi pagën bazë për punonjësit e Shërbimit Korrektues të Kosovës. Falënderoj drejtorin, menaxhmentin, stafin dhe sindikatën që kanë bërë një punë të shkëlqyeshme gjatë pandemisë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Një stuhi rëre përfshiu të hënën kryeqytetin e Kinës, duke…