Qeveria ndan nga 100 euro për studentët dhe shtesa për ata që udhëtojnë

07 tetor 2025 | 12:39

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për ndarjen e bursave të mobilitetit për studentët e nivelit bachelor që do të kapin vlerën prej 20 milionë eurosh për një vit.

Po ashtu, kabineti qeveritar ka miratuar edhe vendimin për ndarjen e shumës prej 100 eurosh për çdo student që plotëson kriteret për përfitim.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se kjo mbështetje nuk mbaron me kaq.

“Nga 100 euro shumë e menjëhershme për të gjithë studentët. Mbështetja për studentët nuk mbaron me kaq. Sot do të merret vendimi edhe për bursën e mobilitetit për studentët ‘bachelor’, ndërsa shuma e mbështetjes do të varet nga distanca e vendbanimit”, ka thënë Kurti të martën në mbledhjen e qeverisë.

Ndërsa ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se kjo masë do të ketë një kosto buxhetore prej rreth 6 milionë eurosh. “Kemi të bëjmë me ndarjen për shumën e menjëhershme për studentët që plotësojnë kriteret, në vlerë prej 100 eurosh. Kjo masë parasheh që të ketë kosto prej rreth 6 milionë eurove”, ka thënë Murati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
56-vjeçarja dhe 53-vjeçari u fotografuan duke bërë një bisedë intime…