
Qeveria ndërron pikën për dasmat, s’lejohen fare
Qeveria e Kosovës i ka rënë pishman për një nga masat anti-Covid, të vendosura të hënën.
Mirëpo, në vendimin e marr sot Qeveria ka vendosur që dasmat s’do të lejohen fare. “Ndalohen të gjitha grumbullimet me rrezikshmëri të lartë të shpërndarjes së infeksionit, me më shumë se 10 persona, (mbledhjet, seminaret, trajnimet, dasma, ahengje familjare, homazhe, e të ngjashme). Përjashtimisht, mbajtja e pamjes ndalohet”, thuhej për pikën 21 në vendimin e djeshëm, ndërsa të martën kjo është zëvendësuar me “Ndalohen të gjitha grumbullimet me rrezikshmëri të lartë të shpërndarjes së infeksionit, me më shumë se 10 persona, (mbledhjet, seminaret, trajnimet, homazhet). Përjashtimisht, pavarësisht numrit të personave mbajtja e të pames dhe dasmave ndalohet”.