Qeveria ndryshon planin legjislativ, tërhiqen disa projektligje

13 nëntor 2020 | 08:55

Qeveria e Kosovës ka shqyrtuar ndryshim plotësimin e Programit Legjislativ të vitit 2020.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë se nga programi legjislativ i vitit 2020 do të hiqet Projektligji për ATK-në, për tatimin dhe ai për tatimin mbi vlerë e shtuar etj. Do të barten në vitin 2021.

“Sipas propozimit të zyrës ligjore, kërkohet të ndryshohet dhe të plotësohet, të shtyhet afati i miratimit të këtyre projektligjeve, projektligji për lotarinë e Kosovës, për borxhin publik. Do të tërhiqen nga programi legjislativ dhe të barten në vitin 2021, projektligji për ATK dhe procedura, ai për tatim dhe për tatimin mbi vlerën e shtuar”, ka thënë Selmanaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Forcat franceze kanë vrarë udhëheqësin ushtarak të Al-Kaidës nga…