
Qeveria në detyrë ndan 70 mijë euro për shënimin e 13-vjetorit të pavarësisë
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin për themelimin e Këshillit organizativ për shënimin e trembëdhjetëvjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Këshilli organizativ për shënimin e13-vjetorit të Pavarësisë do të ketë këtë përbërje:
1. Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kryesuese;
2. Përfaqësues, Ministria e Mbrojtjes, anëtar;
3. Përfaqësues, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, anëtar;
4. Përfaqësues, Ministria e Punëve të Brendshme, anëtar dhe
5. Përfaqësues i Zyrës së Kryeministrit, anëtar;
Ftohen që të dërgojnë nga një përfaqësues në Këshill:
1. Përfaqësues, Zyra e Presidentit, anëtar;
2. Përfaqësues, Kuvendi i Republikës së Kosovës, anëtar;
3. Përfaqësues, Komuna e Prishtinës, anëtar;
4. Kryetarët e Organizatave të dala nga Lufta e UÇK-së, anëtar;
5. Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, anëtar dhe
6. Përfaqësues të OJQ-ve.
Për punën e Këshillit organizativ për shënimin e 13-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës ndahen mjete financiare në vlerë prej 70. 000 (shtatëdhjetëmijë) euro.