Qeveria në detyrë nis hakmarrjet ndaj Duda Baljes, ia shkarkon zyrtarët e partisë nga postet qeveritare
Qeveria e Kosovës e drejtuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka nisur shkarkimet ndaj zyrtarëve të afërt me deputeten Duda Balje, pasi ajo ka deklaruar publikisht se “nuk do të ketë votë për Qeverinë Kurti 3”.
Me vendim të nënshkruar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, më 27 tetor 2025, është liruar nga detyra zëvendësministri për Zhvillim Rajonal, Elldin Ugllar, anëtar i partisë SDU, që udhëhiqet nga deputetja Duda Balje.
Në dokumentin zyrtar, me numrin 297/2025 është se Ugllari lirohet nga detyra dhe obligohet të bëjë deklarimin e pasurisë në përputhje me ligjin për kontrollin e pasurisë dhe dhuratave. Vendimi ka hyrë në fuqi ditën e nënshkrimit të tij nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Ndërsa ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka shkarkuar nga detyra këshilltarin politik, Enes Sulejmanoviqi.





