Qeveria në detyrë subvencionon faturat e energjisë

07 tetor 2025 | 14:23

Edhe këtë vit Qeveria e Kosovës do të bëjë subvencionimin e faturave të energjisë elektrike. Kështu ka thënë ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati në një  konferencë për medie, pas mbledhjes së kabinetit qeveritar. “Siç e dini, parvjet ka qenë pilotimi i programit. Vitin e kaluar ka qenë zbatimi i rregullt i programit për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike për familjet e cenueshme, ku kanë qenë mbi 80 mijë familje përfituese. Edhe këtë vit do të vazhdojë programi i njëjtë”, ka thënë Murati.

Sipas Muratit, subvencionimi do të fillojë në muajin tetor dhe do të zgjasë deri në mars të 2026-s. “Siç e dini ose siç mund ta dini prej zbatimit të mëhershëm, programi zbatohet për muajt e stinës së dimrit. Pra fillon në muajin tetor dhe mbaron në muajin mars, kësisoj që të mbulohet apo koncentrimi i subvencionimi të bëhet në muajt kur edhe shpenzimi i faturave të energjisë elektrike mund të jetë më i lartë, në mënyrë që të ketë mbulueshmëri dhe të ketë lehtësi sa më të madhe për familjet”, ka thënë Murati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka…