Qeveria njofton për ndihmën prej 5 milionë eurove që ka pranura nga BE-ja për Covid-19

30 mars 2020 | 21:04

Qeveria e Kosovës përmes një njoftimi për media ka njoftuar për ndihmën prej 5 milionë eurove që ka pranura nga BE-ja për Covid-19.

Kjo ndihmë do të jetë në dy faza.

“Në këtë fazë nga BE kemi siguruar 30 respiratorë, 75 pompa infuzioni, 75 shiringa pompa infuzioni, 5 ambulanca, 350 oksimetra të pulsit në gisht, 200 oksimetra të pulsit, 70 monitorues pacienti, 5 defibrilatorë, 20 elektrokardiografë dhe 400 shtretër. Në rast se disa nga këta artikuj nuk janë të disponueshëm, do të prokurohen furnizime shtesë, përfshirë deri në: 3.000 gypa për të rritur dhe fëmijë, 5 ambulanca, 25.000 teste për COVID-19, 650.000 maska të frymëmarrjes FFP2, 130.000 maska fytyre, 70.000 doreza, 140.000 litra dezinfektues për duar, 100.000 çarçafë, mbi 100.000 barna të ndryshme dhe artikuj të tjerë të nevojshë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Ndërkaq në fazën e dytë do të sigurohen edhe 20 autoambulanca shtesë, shumë më shumë barna e më tepër pajisje personale mbrojtëse.

“Së bashku me dy ministrat në detyrë, atë të Shëndetësisë, Arben Vitia dhe atë të Integrimit Evropian, Blerim Reka, në Ministrinë e Shëndetësisë, kryeministri në detyrë Kurti mbajti video-konferencë me shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian (BE), znj. Nataliya Apostolova dhe me Berndan Keirnan, shef i Zyrës në Prishtinë, UNOPS, ku nënshkruan kontratën e ndihmës prej 5 milionë euro për Kosovën për luftimin e COVID-19. Punëtorët shëndetësor po kujdesen për sistemin imunitar të njerëzve, ndërkaq Qeveria në detyrë po e bënë këtë për imunitetin e sistemit shëndetësor”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo ka shkruar në “Instagramin” e…