Qeveria pa mandat e LV-së po i jep shtetit formë të një sistemi autoritar

27 maj 2020 | 14:41

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala, ka thënë se Qeveria Kurti është duke shkelur me dy këmbe demokracinë në vend.

Shala përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se qeverinë pa mandat të LV-së është duke i dhënë shtetit formë të një sistemi autoritar, të cilin sistem, sipas tij, nuk e njeh as bota politike bashkëkohore e as sistemi parlamentar.

“Pushtet qesharak që organizon protesta kundër pushtetit dhe njëkohësisht kërcënon se protestat mund të rezultojnë të dhunshme”, ka shkruar Shala.

Postimi i plotë i Shalës:

Sot, vetëm në pjesën e parë të ditës dëgjon lajme për qeverinë pa mandat të VV-së:

– Hezitimi i VV-së, përkatësisht Ministrisë së Shëndetësisë, që të dorëzojë dosjet e tenderëve në Prokurori;
– Serbia vetëm nga 1 prilli ka importuar mallra prej 30 milion euro në Kosovë;
– Panika dhe pranimi paraprak në një formë i vendimit të Gjykatës Kushtetuese nga VV, si vendim në disfavor të tyre;
– Pushtet qesharak që organizon protesta kundër pushtetit dhe njëkohësisht kërcënon se protestat mund të rezultojnë të dhunshme;
– VV thonë se duhet respektuar ligjin duke e shkelur vet atë e duke bërë presion mbi institucionet e pavarura që e garantojnë sundimin e ligjit!
Të gjitha këto të bëma po ndodhin duke e shkelur me të dy këmbe demokracinë dhe sundimin e ligjit dhe duke i dhënë shtetit formë të një sistemi autoritar të cilin sistem nuk e njeh as bota politike bashkëkohore e as sistemi parlamentar.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur Genta Ismajli ka ndarë me ndjekësit e…