Qeveria po përgatit masat e reja anti-Covid për festat e fundvitit

13 dhjetor 2020 | 14:06

Qeveria e Kosovës është duke përgatitur skenarët për masat e nevojshme anti-Covid për festat e fundvitit.

Lajmin e ka bërë me dije kryeministri i Kosovës nëpërmjet një statusi në llogarinë e vet në “Facebook”.

“Do të monitorojmë situatën dhe mbikëqyrim zbatimin e masave. Do të punojmë ngushtë me komunat dhe me të gjitha grupet për të kërkuar bashkëpunim dhe respektim të masave. Me këtë rast dëshiroj të falënderoj qytetarët për respektimin e masave dhe i lus të respektojnë këshillat e mjekëve.
Institucionet shëndetësore do të mbesim të mobilizuara. Po përgatisim skenarët për masat e nevojshme për festat e fundvitit kur ka frekuentim më të madh të qytetarëve, përfshirë edhe ardhjen e bashkatdhetarëve”, ka shkruar Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë me…