Qeveria që varet nga Beogradi s’mund të jetë përfaqësuese e vullnetit qytetar

03 qershor 2020 | 15:15

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka folur për media pas votimit të Qeverisë së re në Kuvend.

Ajo ka thënë se një qeveri e cila varet në tërësi nga Lista Serbe dhe Beogradi, nuk mund të jetë përfaqësuese e vullnetit qytetar.

“Në radhë të parë, një Qeveri e cila varet nga votat e Listës Serbe, pra nga Beogradi, së cilës votën e 61 ja siguroi presidenti Thaçi, në kundërshtim me rolin e tij kushtetues, asnjëherë nuk mund të jetë përfaqësuese e vullnetit qytetar”, ka thënë Osmani.

Ajo ka deklaruar se familje e saj politike nuk ka qenë asnjëherë Hashim Thaçi.

“Familja ime politike asnjëherë nuk ka qenë e as nuk do të jetë Hashim Thaçi. Këtë ngatërrim nuk e kamë bërë më herët as nuk do ta bëj as tash e tutje, familja ime janë qytetarët e Kosovës”, është shprehur Osmani.

(M.K / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, partia e të cilit…