Qeveria “s’do” t’i parandalojë aksidentet në punë, s’i licencon inspektuesit

10 dhjetor 2024 | 19:36

Ka 10 vjet që i shërben Spitalit të Gjakovës. Krahas punës me pacientë që hospitalizohen çdo ditë në repartin e psikiatrisë, aty ku doktor Zef Komani është udhëheqës, i njëjti e kryen edhe një punë tjetër.

E për këtë punë, rrallëkush di.

Për 7 vjet, ky i fundit është kujdesur për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve të spitalit, raporton Kiks Kosova.

Këtë detyrë, atë kohë ia kishte caktuar menaxhmenti i këtij institucioni shëndetësor.

Me vlerësimin e rrezikut, apo siç njihet ndryshe riskut, doktori ka bërë të ditur se shumë gjëra këtu janë përmirësuar, derisa niveli i aksidenteve është zvogëluar.

Sipas tij, ky është vetëm njëri prej vlerësimeve të riskut që çoi deri në përmirësimin e një problemi të kamotshëm të spitalit të Gjakovës.

E krejt këtë, thotë se për 7 vjet e bëri vullnetarisht.

Por si ndodhi që shteti të mos e lë doktorin të ngrihet profesionalisht?

Mësojeni në kronikën më poshtë:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku,…