Qeveria s’e ndien krizën, Kusari lëviz me vetura zyrtare, qytetarët përballen me çmime në rritje

24 mars 2026 | 08:09

Deputeti Eman Rrahmani ka reaguar ashpër ndaj rritjes së çmimeve të derivateve, duke akuzuar pushtetin për shkëputje nga realiteti i qytetarëve dhe mungesë të masave konkrete për përballimin e krizës.

Sipas Rrahmanit, Mimoza Kusari-Lila prej muajsh lëviz me automjete zyrtare, ndërsa shpenzimet për derivate mbulohen nga buxheti i shtetit. Për këtë arsye, ai thotë se ajo dhe zyrtarë të tjerë nuk e ndjejnë drejtpërdrejt rritjen e çmimeve të karburanteve, pasi nuk paguajnë nga xhepi për furnizimin me naftë.

Ai thekson se heqja apo rimbursimi i TVSH-së dhe akcizës është i domosdoshëm për të parandaluar një zinxhir shtrenjtimesh në produktet bazike, si buka, vaji dhe qumështi.

Rrahmani paralajmëron se, nëse nuk ndërmerren masa urgjente, vendi do të përballet me pasoja të rënda ekonomike dhe sociale, që do të prekin drejtpërdrejt mirëqenien e qytetarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Izraeli duhet ta zgjerojë kufirin e tij me Libanin deri…