Qeveria shkarkon bordin mbikëqyrës të ‘Trepçës’

27 shtator 2023 | 12:20

Qeveria e Kosovës ka shkarkuar Bordin mbikëqyrës dhe ka emëruar një të përkohshëm në ndërmarrjen “Trepça”.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se shkarkimi i bordit vjen si pasojë e dorëheqjes së dy anëtareve të bordit dhe moszbatimin e punëve sipas ligjit.

Mandati i bordit të përkohshëm nuk mund të zgjasë më shumë se 6 muaj, ka thënë ministrja Rizvanolli.

Të emëruarit e bordit të përkohshëm janë: Rrezarta Pllana, kryesuese dhe anëtarë  Alban Krasniqi, Merita Beqiri-Gashi e Dragisha Kërstiq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku, ka thënë…