Qeveria s’i jep mbështetje projektligjit për të drejtat e dëshmorëve dhe veteranëve të UÇK-së

13 nëntor 2020 | 11:14

Qeveria e Kosovës nuk i ka dhënë mbështetje Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve të UÇK-së, invalidëve, veteranëve dhe familjarëve të tyre.

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, ka thënë se prezantimin e tij se ligji ka mangësi dhe që nuk e përcakton se prej kur fillon kontributi i dhënë për lirinë e vendit.

Sipas tij ky projektligj ka edhe mangësi të tjera, ndërkaq përkrahje nuk i është dhënë për shkak të situatës me të cilën përballet vendi, Covid-19.

“Qeveria e Republikës së Kosovës kërkon që deri në krijimin e rrethanave të reja një nismë e tillë të mos miratohet nga Kuvendi i Kosovës”, ka thënë Selmanaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli Administrativ i Barcelonës komunikoi se tavolina e negociatave për…