Qeveria sot tregon si t’i tërhiqni paratë nga Trusti

08 dhjetor 2020 | 08:01

Pas miratimit të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, kryeministri Avdullah Hoti, bashkë me ministren e Financave, Hykmete Bajrami, sot do të takohen me përfaqësues të Bankës Qendrore të Kosovës dhe të Trustit për të biseduar rreth zbatimit të projektligjit.

Për këtë takim ka njoftuar zyra e kryeministrit. “Kryeministri Avdullah Hoti, bashkë me ministren e Financave, Hykmete Bajrami, takon përfaqësues të BQK-së dhe të Trustit të Kursimeve Pensionale, për të diskutuar lidhur me përgatitjet për zbatimin e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike”, thuhet në njoftim.

Në njoftim bëhet me dije se pas takimit do të ketë konferencë për media.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për funksionimin e…