Qeveria ua vazhdon shtesat punëtorëve shëndetësorë deri në qershor

26 janar 2022 | 11:26

Qeveria e Kosovës ka aprovuar të mërkurën propozim-vendimin për pagesën shtesë prej 10 për qind të pagës bazë për punonjësit shëndetësorë të sektorit publik.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se këto shtesa do të jepen për periudhën janar-qershor 2022.

“Shqyrtimi i propozim vendimit për pagesën shtesë prej 10 për qind  të pagës bazë për punonjësit shëndetësorë të sektorit publik, profesionistët shëndetësorë stafi mbështetës për periudhën janar-qershor 2022 në zbatim të masës 4.1 në Pakon e Ringjalljes Ekonomike”, ka thënë Kurti në mbledhjen e qeverisë.

Ndërsa ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se këto mjete do të jepen për këta muaj, me mundësi vazhdimi deri në hyrjen në fuqi të Ligjit të Pagave.

“Ky vendim bën vazhdimin e shtesës që kemi miratuar në vitin e kaluar në raport me personelin shëndetësor dhe në kuadër të mbështetjes për menaxhimin e pandemisë. Kësaj radhe duhet të vazhdohet sepse ka ndërruar vit i kaluar fiskal dhe tani jemi në një vit fiskal të ri. Ky propozim-vendim parasheh ndarjen e mjeteve për të mbuluar periudhën e parë gjashtë mujore dhe shtesa do të aplikohet deri në këtë periudhë ose deri në hyrjen në fuqi të Ligjit të Pagave”, ka thënë Murati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-sulmuesi i Sampdorias, Fiorentinës, Empolit dhe Barit ka rilidhur këpucët…