Qeveria: Veliu si koordinator nuk do të ketë staf të ri dhe as pagesë shtesë

14 korrik 2020 | 15:27

Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, e ka emëruar ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu, Koordinator Nacional për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Luftimin e Terrorizmit.

Emërimi i Veliut në këtë pozitë ka nxitur reagime nga shoqëria civile dhe nga përfaqësues të opozitës.

“Ky emërim nuk nënkupton assesi se është krijuar një pozitë e re. Në detyrën e koordinatorit ai nuk do të ketë as staf të ri, as pagesë shtesë”, ka njoftuar Qeveria e Kosovës.

(F.D / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëpërmjet një deklarate, disa intelektualë shqiptarë nga diaspora, kanë shprehur…