Qeverinë e re duhet ta formojë opozita

17 prill 2025 | 08:49

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka bërë me dije se qeverinë e re duhet ta formojnë partitë që në mandatin e kaluar kanë qenë në opozitë.

Ajo ka vlerësuar se këtë nevojë e ka konfirmuar edhe dështimi i konstituimit të Kuvendit nga LV-ja.

Në profilin e saj në “Facebook”, Tahiri ka thënë se moskonstituimi i legjislaturës së nëntë nuk është mirë për shtetin.

“Deshtimi i konstituimit te Kuvendit nuk ishte mire per shtetin tone, por nxorri ne pah se opozita do ta bene qeverine e re”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reduktoni kafeinën – Kafeina stimulon sistemin nervor qendror i cili aktivizon…