Qindra emigrantë kanë mbetur në Detin Mesdhe, asnjë vend nuk po i pranon

13 gusht 2019 | 15:39

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) u ka bërë thirrje qeverive evropiane, që të pranojnë 500 emigrantë të shpëtuar në Detin Mesdhe, sa më shpejt që të jetë e mundur, përderisa qeveritë nuk janë në gjendje të bien dakord se kush do t’i marrë ata.

I dërguari i posaçëm i UNHCR-së, Vincent Coquettel, ka thënë se “kjo është një garë me kohën” dhe ka shtuar se “stuhitë po vijnë dhe kushtet do të përkeqësohen”.

Emigrantët aktualisht janë në bordin e dy anijeve humanitare, dhe qeveria italiane nuk po i lejon ata të hyjnë në port.

UNHCR-ja ka theksuar se këtë vit, rreth 600 njerëz kanë vdekur ose janë zhdukur në detin midis Libisë dhe Italisë.

Komisioni Evropian ka bërë me dije se u kishte bërë thirrje shteteve anëtare të ofrojnë ndihmë, duke theksuar se nuk mund të ndërhyjë vetë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prenotimi i kapaciteteve të gazit natyror të Gazsjellësit TAP për…