Qindra katalonas protestojnë pas ndalimit të Puigdemont në Gjermani

26 mars 2018 | 15:00

Qindra persona kanë protestuar të dielën në rajonin e Spanjës, Kataloni pasi ish-lideri i kësaj territori, Carles Puigdemont është ndaluar nga autoritetet gjermane.

Të paktën 89 persona janë plagosur në përleshjet mes policisë, ndërsa katër persona janë arrestuar deri më tash.

Puigdemont kërkohet nga Spanja për rebelim dhe kryengritje ndërsa është ndalur nga policia gjermane pas një fletëarresti evropian.

Ai pritet të paraqitet sot para një gjykate në Gjermani.

Puigdemont është ndaluar në rrugën e tij nga Danimarka në Belgjikë, vend në të cilin ka jetuar në azil të vetë-imponuar prej kur parlamenti i Katalonisë pati shpallur në mënyrë të njëanshme pavarësinë nga Spanja në muajin tetor.

Fletëarresti për ish-liderin katalan është rilëshuar të premten.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Sakip…