
QKK ka hapur konkurs për subvencionimin e projekteve filmike
23 maj 2025
| 08:44
Qendra Kinematografike e Kosovës ka njoftuar që ka hapur thirrjen zyrtare për mbështetjen e projekteve filmike në 11 kategori të ndryshme.
Afati i aplikimit është i hapur nga 22 maj deri më 25 qershor dhe disa nga kategoritë që do të subvencionohen janë: film i metrazhit të gjatë, i metrazhit të gjatë-dokumentar, të metrazhit të shkurtër, i metrazhit të shkurtër- të animuar etj.
Detajet e aplikimit dhe informatat lidhur me kategoritë që do të subvencionohen janë në faqen zyrtare të QKK-së.