QKMF-ja në Malishevë pajiset edhe me një autoambulancë

09 gusht 2021 | 13:50

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Malishevës “Dr. Shpëtim Robaj” është pajisur edhe me një autoambulancë të re, për nevoja të përditshme të tyre.

Kjo autoambulancë është siguruar nga buxheti i komunës së Malishevës, ndërsa automjetin për QKMF-në e ka dorëzuar nënkryetari i komunës së Malishevës, së Malishevës, Hajdin Berisha, kurse pranimi është bërë nga u.d. i drejtorit të QKMF-së, dr. Afrim Krasniqi.

“Ofrimi i shërbimeve shëndetësore për pacientët e komunës sonë e më gjerë, është shumë i rëndësishëm, prandaj pajisja me mjete pune për QKMF-në, është dhe do të jetë gjithmonë prioritet, sepse me këtë edhe e mbrojmë shëndetin e popullatës. Edhe ky automjet i ndihmës së parë hynë në këtë funksion, që pacientit ti ofrohet ndihma në çdo moment dhe në çdo vend”, ka thënë nënkryetari Berisha, me rastin e dorëzimit të automjetit dhe ka uruar që të kenë sa më pak punë.

Nga ana tjetër, ushtruesi i detyrës së drejtorit të QKMF-së, dr. Afrim Krasniqi, e ka falënderuar komunën për këtë investim, tepër domethënës për punën e tyre.

“Pajisja edhe me një autoambulancë do të thotë shumë për ne, pasi na lehtëson punën dhe na mundëson kryerjen e shërbimeve më të shpejta për të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë mjekësore”, ka thënë Krasniqi, i cili gjithashtu ka sqaruar se tashmë QKMF-ja në Malishevë i ka në dispozicion gjashtë autoambulanca.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Guvernatori i rajonit Gao në Mali ka treguar se të…