QKMF-ja në Skenderaj ndan hapësirë të veçantë për pacientët me Covid-19

04 dhjetor 2020 | 11:53

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Skenderaj (QKMF), tani është me hapësirë të veçantë për trajtimin e personave të infektuar me Covid-19.

Kjo ndarje e hapësirës është bërë për arsye të mosrrezikimit të pacientëve tjerë, të cilët marrin shërbime tjera në QKMF.

Kryetari i komunës, Bekim Jashari, ka thënë se mantelbardhët e kësaj qendre po punojnë 24 orë me angazhim maksimal për t’u shërbyer qytetarëve të komunës sonë.

“Shtimi i kujdesit nga ana jonë për të parandaluar infektimin e mundshëm me këtë virus, është më së i nevojshëm, duke iu përmbajtur rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike”, ka thënë kryetari Jashari.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të zhvillimit të fushatës “16 Ditë të Aktivizimit…