QKMK apelon: Të mos udhëtohet me kamionë nëpër Serbi të hënën

25 janar 2026 | 22:39

Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit (QKMK) ka lëshuar një njoftim për shoferët e kamionëve, përmes të cilit i informon se të hënën, më 26 janar 2026, duke filluar nga ora 12:00, do të ketë ndërprerje të qarkullimit të kamionëve në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar (PKK) me Serbinë.

Sipas njoftimit, ndërprerja e qarkullimit vjen si pasojë e masave të ndërmarra nga Bashkimi Evropian për shoferët e kamionëve të rajonit, ndërsa protestat do të zhvillohen në territorin e Serbisë dhe mund të zgjasin deri në shtatë ditë.

QKMK bën të ditur se këto protesta pritet të ndikojnë ndjeshëm në qarkullimin e mjeteve të transportit të mallrave, si dhe të shkaktojnë mbingarkesë të trafikut në zonat kufitare të Republikës së Kosovës me vendet e rajonit që janë të përfshira në protesta.

Me këtë rast, QKMK u rekomandon shoqatave të transportit të mallrave dhe shoferëve të kamionëve që të mbajnë kontakte të vazhdueshme me homologët dhe kolegët e tyre në rajon, si dhe të planifikojnë udhëtimet me kujdes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte u mbajt mbledhja e rregullt e Kryesisë së Degës…