QKN në Mitrovicë, Drejtori Kadriu jep detaje: Procesi është ndërprerë nga organet e drejtësisë, janë ngritur dyshime të forta
10 nëntor 2025
| 20:59
Drejtori i Bujqësisë në Komunën e Mitrovicës, Ferdi Kadriu ka ngritur shqetësime për procesin e numërimit të votave në QKN në Mitrovicë, shkruan Periskopi.
Ai tha se janë evidentuar fletëvotime me numër serik të ndryshëm nga klasa përkatëse.
Procesi i numërimit është ndërprerë nga Prokuroria dhe Hetuesia si dhe zyrtarët janë nxjerrë jashtë.
Ndalet rinumërimi i votave në Mitrovicë pas ndërhyrjes së Policisë dhe Prokurorisë



