QKUK dhe shoqata ‘Asvi’ nga Italia diskutojnë rreth një marrëveshje bashkëpunimi

24 tetor 2025 | 13:42

Përfaqësues nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitarë të Kosovës (QKUK) pritën të premten në vizitë zyrtare delegacionin e shoqatës italiane ASVI (Associazione Solidarietà Volontariato Insieme) me seli në Milano. Delegacioni u kryesua nga Marinella del Passo dhe dr. Gabriele Vignati, kardiolog pediatër.

Përfaqësuesit e ASVI-së u pritën nga dr. Ardian Shefkiu, ud. drejtor Shëndetësor në ShSKUK-së dhe ekipi i kardiokirurgëve, neonatologëve dhe anesteziologëve të QKUK-së: dr. Gazmend Spahiu, dr. Shpejtim Shurdhiqi, dr. Luan Morina, dr. Linda Kryeziu dhe Dardane Mehaj.
Qëllimi i takimit ishte diskutimi i mundësisë së nënshkrimit të një marrëveshjeje bashkëpunimi ndërmjet QKUK-së dhe Shoqatës ASVI, me synim themelimin e njësisë së kardiokirurgjisë pediatrike në Kosovë si dhe trajnimin e stafit mjekësor kosovar në qendra të specializuara shëndetësore në Itali.

Shoqata ASVI ka dhënë një kontribut të çmuar në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit që nga viti 1999, në fusha të ndryshme si ndihma humanitare, zhvillimi komunitar, mbështetja sociale dhe arsimore.

Në fushën e shëndetësisë, që nga viti 2009 e deri më sot, me mbështetjen e kësaj shoqate janë operuar 180 fëmijë nga Kosova në Itali, kryesisht në Spitalin Ospedale Niguarda Ca’Granda në Milano.

ShSKUK-ja ka vlerësuar lartë kontributin e Shoqatës ASVI dhe shpreh gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në funksion të zhvillimit të mëtejshëm të shërbimeve shëndetësore për fëmijët në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi thuhet se është i gatshëm të investojë 100…