QKUK, i shpëtohet jeta foshnjës njëmuajshe

16 prill 2019 | 15:34

Mjekët në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK) kanë kryer një operacion specifik, duke ndërhyrë tek një foshnje më pak se njëmuajshe, e cila kishte probleme me frymëmarrje.

Fëmija kishte komplikime të lindura tek muskuli i diafragmës dhe deri në ditën e operimit ishte mbajtur gjallë me respirator. Problemet e tilla paraqiten në një në dymbëdhjetë mijë fëmijë.

Pas konsultave në mes të Klinikës së Neonatologjisë dhe Kirurgjisë së Fëmijëve, në ditë e 28 të saj të lindjes, foshnja që kishte një peshë prej 1 800 gramë, i është nënshtruar intervenimit kirurgjik.

Drejtori i Neonatologjisë, Xhevdet Gojnovci, ka thënë se ky është një rast shumë i rrallë.

“Në bashkëpunim me kirurgët e Kirurgjisë Pediatrike foshnja është operuar, është kthyer në klinikë, ka qëndruar një javë dhe ka shkuar më pas në shtëpi me gjendje stabile, me peshë prej 2300 gramë. Është ky rasti i parë që operohet në moshën neonatale”, ka thënë Gojnovci.

Ndërsa, kirurgu i fëmijëve, Ardian Shefkiu, ka thënë se stafi mjekësor kryen operacione edhe më të ndërlikuara tek fëmijët.

“Në Kirurgjinë e Fëmijëve kryhen operacione të mëdha, të cilat i shpëtojnë fëmijët. Kemi një ekip goxha të përgatitur, në kuptimin kirurgë të fëmijëve, neonatologë dhe anesteziologë, të cilët janë goxha në nivel”, ka thënë Shefkiu.

/Epoka e re/

Image may contain: indoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë zhvilluar të gjitha ndeshjet e xhiros së parë në…