
QKUK-ja: Mjekimi Intensiv Qendror rikthehet në hapësirat e veta
16 qershor 2021
| 11:29
Pas renovimeve të nevojshme, dezinfektimit dhe bartjes së pajisjeve mjekësore, pacientët e Mjekimit Intensiv Traumatik, janë rikthyer në hapësirat ku kanë qenë të vendosur më parë.
Me vendim të Komitetit të ShSKUK-së, për menaxhim të situatës me Covid-19, ditë më parë këto hapësira ishin liruar, meqë numri i pacientëve me Covid kishte rënë ndjeshëm.
Hapësira që deri tani ka shërbyer për Mjekim Intensiv Qendror Traumatik, do të rikthehet në shërbim të Njësisë Koronare të Klinikës së Kardiologjisë.