QKUK shënon rekord në vitin 2025 me mbi 400 operime kardiokirurgjike

12 janar 2026 | 13:54

Shërbimi Klinik i Kardiokirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) gjatë vitit 2025 ka shënuar një rekord me realizimin e mbi 400 operimeve kardiokirurgjike, duke përfshirë raste elektive dhe emergjente, në përputhje me standardet bashkëkohore të kardiokirurgjisë.

Gjatë vitit 2025 janë kryer me sukses ndërhyrje të ndërlikuara kardiokirurgjike, përfshirë për herë të parë në Kosovë operacioni i harkut të aortës me teknikën Frozen Elephant Trunk (FET) si dhe një rast tjetër me David procedurë, në bashkëpunim me qendra të njohura evropiane.

Po ashtu, në muajt maj dhe tetor, në bashkëpunim me kardiokirurgë pediatrikë ndërkombëtarë, janë realizuar 19 operime te fëmijët me defekte të lindura të zemrës.

Shërbimi Klinik i Kardiokirurgjisë ka njoftuar se vazhdon të shënojë rritje të cilësisë së shërbimeve dhe besimit nga pacientët, duke u angazhuar për rezultate edhe më të mira në vitet në vijim.

“Stafi u bën thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës që për trajtimin e sëmundjeve të zemrës të drejtohen në QKUK, pa pasur nevojë për trajtim jashtë vendit”, ka njoftuar QKUK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim me qytetarët për lokalizimin dhe…