Qollaku, i bashkohet Rahovecit, Bunjaku te Prishtina
                04 janar 2018
                |  14:22
            
        KB Rahoveci ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me basketbollistin nga Peja, Arian Qollaku.
Basketbollisti në fjalë në edicionin e fundit ka qenë një ndër basketbollistët më të dalluar në skuadrën pejane. Ariani do të jetë në dispozicion të trajnerit Bujar Loci qysh stërvitjen e parë. Përveç Qollakut, skuadra e Rahovecit do të sjell edhe përforcime të tjera.

Ndërsa basketbollisti nga Prizreni, Valon Bunjaku, aventurën e tij do ta vazhdoj te Sigal Prishtina. Bordi i KB Rahoveci dëshiron ta falënderoj Valonin për kontributin e tij dhe i dëshiron suksese në të ardhmen.
Redaksia online
 (e.r. / epokaere.com)
                        


                                        
                                        
                                        
                                        
                                        
                                        