Qorrolli: Figura të njohura do të mungojnë në listën e VV-së, shkaku i dyshimeve për korrupsion

12 maj 2026 | 22:06

Edhe pse kanë mbetur vetëm disa orë deri në përfundimin e afatit zyrtar, partitë politike vazhdojnë të mos i dorëzojnë në Komisioni Qendror i Zgjedhjeve listat finale të kandidatëve për deputetë.

Në lidhje me këtë analisti dhe njohësi i ekonomisë, Adem Qorrolli, ka deklaruar se në listën zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje pritet të mungojnë figura të njohura të partisë, për shkak të dyshimeve për korrupsion dhe mundësisë së ngritjes së aktakuzave.

Sipas Qorrollit, brenda partisë ekziston një “urdhër” që çdo person ndaj të cilit pritet të ketë aktakuzë ose dyshime për korrupsion të largohet nga lista zgjedhore.

“Askush nga VV-ja nuk e di, përvese se është një urdhër; kujtdo që pritet me iu ngrit aktakuzë dhe ka dyshime për korrupsion, në listën e VV-sa do ta largojnë. Një pjesë e listës ku do të mungojnë figura të vjetra, ato priten të jenë në dyshime të ndryshme. Kam dyshime që kjo listë do të jetë shume madhe, nga lista e vjetër në listën e re do të mungojë bajagi fytyra serioze në listën e VV-së”, ka thënë Qorrolli në Debat Plus.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, ka prezantuar aderimin e radhës…