Qorrolli i VV-së krenohet se është në listë të pritjes: Unë jam kandidati i parë rezervë

13 gusht 2025 | 17:48

Zëvendësministri në detyrë i Drejtësisë, Vigan Qorrolli, mbrëmë nuk e ka pasur të lehtë një debat në RTK.

Për të diskutuar aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, ai e kishte përballë deputetin e PDK-së, Përparim Gruda.

Juristët e të dy partive jo rrallë u përplasen ashpër.

Zyrtarit të VV-së duket se nuk i pëlqen shumë fakti që nuk ka arritur të bëhet disa herë gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

Ai u nervozuar fort kur këtë fakt ia përmendi deputeti i PDK-së.

Sa i përket kualifikimit të gjyqtarëve, z.Qorrolli ka kandiduar për t’u bërë gjyqtar në Kushetuese, masi nuk është zgjedh, është bo zv/ministër. Pas disa muajve, mos ma ndërprej argumentin. Mos u merr me mu ti, kam qenë profesor. Nuk po e pranon debatin. Po du me tregu sa i anshëm është mendimi yt. Masi nuk është zgjedh, VV-ja ka vendos me shpërbly me zv/ministër”, ka thënë Gruda në RTK.

Më pas, Qorrolli reagoi duke thënë se VV-ja nuk e ka shpërblyer.

Ti nuk bën me u marrë, kandidimi im ka qenë i hapur. Në 2021 kam apliku, në 2023 jam bërë zv/ministër”, është shprehur ai.

Duke u munduar të replikonte me Grudën, Qorrolli tha se atë edhe PDK-ja e ka shpërblyer me postin e deputeti. Ndërsa Gruda, ia ktheu duke thënë se atë për deputet e kanë votuar qytetarët e Kosovës dhe jo partia.

Më tej, Gruda ia rikujtoi Qorrollit se ai nuk ka mundur të bëhet deputet në zgjedhjet e fundit të 9 shkurtit.

Reagimi i zyrtarit të VV-së ishte epik, duke thënë se është në listën rezervë.

Unë jam kandidati i parë rezervë, në momentin kur bëhet qeveria unë jam i 49-ti i renditur. Në 2023 jam emeru zëvendësministër, por nuk lidhet kjo me shpërblemi me kësi terma të cilat ti po i flet kuturu”, ka thënë ai

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Demokratik i Prizrenit, i udhëhequr nga Zafir Berisha, ka…