Qorrolli: Pa i dënuar të korruptuarit egalitarë s`ka liberalizim të vizave

19 dhjetor 2019 | 13:39

Njohësi i integrimeve evropiane, Vigan Qorrolli, ka bërë me dije se pa i dënuar të korruptuarit egalitar të institucioneve të Kosovës nuk do të këtë liberalizim të vizave.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar së këtë qëndrim e kanë bërë të qartë Franca dhe Holanda.

“Franca dhe Holanda e kanë bërë të qartë botërisht se pa i dënuar të korruptuarit egalitar të institucioneve të RKS, nuk ka liberalizim vizash. E ju të dashur prokurorë dhe ju fortë të dashur gjykatës, vazhdoni t’i ndjekeni e dënoni vjedhësit e pyjeve dhe tek-tuk ndonjë konsumues hashashi nëpër “kllabat” e Kosovës. Nejse, korrupsioni po luftohet masivisht nëpër hotelet e Prishtinës e Durrësit nëpër tryeza të rrumbullakëta, se gati harrova!”, ka shkruar Qorrolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Raportuesi për Kosovën në Bashkimin Evropian, Peter Beyer, ka thënë…