Qorrolli pas heqjes së masave: Republika ecën përpara kur punohet për të, jo kur shpallet e dështuar siç bëri opozita

17 mars 2026 | 14:40

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Vigan Qorrolli, ka thënë se heqja e të gjitha masave nga Komisioni Evropian, ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës  për izolim të Kosovës.

Qorrolli ka thënë se kjo çështje u përdorë si dramë politike për dy vjet.

Në një postim në “Facebook”, ai ka shkruar se Republika ecën përpara kur punohet për të.

“Komisioni Evropian sapo konfirmoi se Bashkimi Evropian i ka hequr të gjitha masat ndaj Kosova të vendosura në qershor 2023. Pra, ajo që për dy vite u përdor si dramë politike dhe si këngë e përditshme e ‘izolimit të Kosovës’, sot bie si një skenografi e lodhur e opozitës. E vërteta është më e thjeshtë: Republika ecën përpara kur punohet për të, jo kur shpallet e dështuar për përfitime të vogla politike, siç bëri opozita jonë”, ka shkruar Qorrolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi  është e emëruar në pozitën…