
Qorrolli thotë se me ftesë të Kurtit u bë zëvendësministër i Drejtësisë
08 korrik 2023
| 09:25
Vigan Qorrolli është bërë zëvendësministër në Ministrinë e Drejtësisë.
Ai në “Facebook” ka bërë me dije se këtë post e mori me ftesë të kryeministrit Albin Kurti.
“Me ftesë të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i jam bashkuar Ministrisë së Drejtësisë në detyrën e zëvendësministrit. Me besim të thellë për punë të vlefshme për kombin dhe atdheun tonë – ju falënderojë të gjithëve për vlerësimet tuaja dhe ju uroj një vikend të bukur!”, ka shkruar Qorrolli.