Çitaku: Veprimet e fundit të Kurtit janë marrëzi, shkoi në Oslo për vizitë private veç një ditë pas paralajmërimit për sulm në Kosovë

24 dhjetor 2023 | 21:24

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me veprimet e fundit të Kryeministrit Albin Kurti dhe partisë së tij Lëvizjes Vetëvendosje. Çitaku theksoi se nuk mund ta kualifikonte ndryshe veprimin e tyre përveç si marrëzi.

“Nuk kam se si ta kualifikoj ndryshe përpos se si marrëzi”, ka shkruar ajo në Facebook.

“Një ditë pasi paralajmëroi në konferencë për shtyp sulmin e planifikuar të Serbisë kundër Kosovës, Kryeministri Kurti vet shkoi në Oslo për vizitë private, e partia e tij hyri në garë zgjedhore në Maqedoninë e Veriut”, ka thënë Çitaku.

Në përfundim, Çitaku ka theksuar se “Kosova meriton më mirë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka uruar festën e Krishtlindjes.…