
Quartararo triumfon në Portugali dhe merr kreun e renditjes
Piloti francez i Yamaha, Fabio Quartararo fitoi garën e Çmimit të Madh të Portugalisë në MotoGP, garë e zhvilluar në pistën e Portimao.
Suksesi i dytë sezonal për Quartararo, që e nisi garën nga “pole” dhe e mbylli atë në krye, duke treguar superioritet në pistë. Falë këtij suksesi, piloti francez merr kreun e renditjes së botës, ndërkohë që të tri garat e zhvilluara deri më tani në MotoGP i kanë fituar pilotët e Yamaha, fakt që tregon se motori japonez është në formë të mirë.
Në vendin e dytë u rendit italiani Francesco Bagnaia me Ducati, që e nisi garën nga vendi i 11-të, duke bërë një garë të mirë dhe përtuar nga rrëzimet e rivalëve, si Johann Zarco dhe Alex Rins, që e mbyllën garën para kohe.
Në podium u ngjit edhe spanjolli Joan Mir me Suzuki, që bëri një garë konstante. Në debutimin e tij sezonal me Honda, spanjolli Marc Marquez u klasifikua në vendin e shtatë. Tjetër garë për t’u harruar ajo e Valentino Rossi me Yamaha Petronas, që u rrëzua në mesin e garës.
Two in a row for @FabioQ20!!! 🥇🥇
The Frenchman takes control of the championship! 🔝#PortugueseGP 🇵🇹 pic.twitter.com/ujRllXNMFp
— MotoGP™🏁 (@MotoGP) April 18, 2021