Qumështarët anulojnë protestën e paralajmëruar

22 shtator 2020 | 12:00

Shoqata e Fermerëve Kosovar të Qumështit kanë njoftuar se kanë anuluar protestën e paralajmëruar, pasi është shtyrë deri më 1 tetor vendimi për pranimin e qumështit.

“Në takimin e mbajtur me ministrin e Bujqësisë, Besian Mustafa, drejtorin e Qumështores Vita, përfaqësues të Shoqatës së Fermerëve Kosovar të Qumështit, përfaqësues të pikave grumbulluese të qumështit, kemi vendosur të anulojmë protestën e paralajmëruar më 23 shtator. Duke u bazuar në zotimet e ministrit Mustafa se janë duke vepruar si qeveri se shumë shpejt ky problem të zgjidhet, po ashtu drejtori i Qumështores Vita duke u bazuar në premtimet e qeverisë, e anulojmë vendimin me të cilën ditën e hënë (21 shtator) parashihej ndërprerja e pranimit të qumështit si nga fermerët po ashtu nga pikat grumbulluese. Vendimi për pranimin e qumështit do të zgjatet deri më datën 1 tetor me mundësi të rishqyrtimit të këtij vendimi nëse qeveria merr hapa konkret”, thuhet në njoftimin e Shoqatës së Fermerëve Kosovar të Qumështit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mediet turke kanë raportuar se së shpejti në treg do…