Quni: LV-ja ka kontaktuar dy deputetë të LDK-së, ata mbesin besnikë ndaj partisë

27 maj 2025 | 11:47

Kuvendi i Kosovës ka dështuar për herë të 22 të konstituohet.

Deputeti i LDK-së, Anton Quni para medieve ka konfirmuar se Lëvizja Vetëvendosje ka kontaktuar dy deputetë të këtij subjekti.

Ai tha se mbetet në diskrecionin e tyre që të tregojnë se kush janë, derisa shtoi se deputetët në fjalë janë shumë stabil dhe i qëndrojnë parimeve të LDK-së.

“Është fakt se dy deputetë të LDK-së janë në një fokus të veçantë të interesimit të LV-së. Mbetet në diskrecionin e tyre që të deklarohen. I kemi informatat dhe përmbajtjen e bisedave. Deputetët që janë kontaktuar nga LV-ja janë shumë stabil dhe do t’i përmbahen qëndrimeve të LDK-së”, tha Quni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Alpinistja e njohur kosovare, Uta Ibrahimi, është kthyer në atdhe…