Quni thotë se LDK-ja po pret informata nga Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Pajtohem me vendimet që merr partia

03 mars 2026 | 12:31

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, është deklaruar lidhur me çështjen e presidentit, dhe qëndrimin e tij për presidenten Vjosa Osmani.

Quni ka thënë se qëndrimin personal të tij e ka dhënë në strukturat e LDK-së, dhe se, ai do të pajtohet me vendimin që do të merret aty.

“Qëndrimi personal është shpreh në organet e partisë. Do e shprehu brenda strukturave të partisë, aty ku merret vendimi. Unë do të pajtohem me vendimin që merret’’, ka thënë Quni për media.

Sa i përket takimit me liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe kryetarit të LV-së, Albin Kurti, ai ka thënë se informatat do t’i marrin në mbledhjen e LDK-së.

“Tani do i marrim informatat, prandaj edhe po mbahet ky takim, që t’i marrim informatat nga kryetari Abdixhiku”, ka thënë ai.

Lidhur me mundësinë e një marrëveshje me LV-në dhe se a e përkrah ai këtë, Quni ka thënë se kjo gjë do të diskutohet në mbledhje.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se PDK…