Qytetarët ftohen për të festuar në sheshin “Skënderbeu” për 20-vjetorin e çlirimit

12 qershor 2019 | 08:55

Sot shënohet 20-vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, ku do të marrin pjesë ish-presidenti i SHBA-së Bill Clinton, ish-sekretarja Madeleine Albright, dhe shumë personalitete tjera vendore e ndërkombëtare.

Me këtë rast, në orën 11:00, në sheshin “Skënderbeu” do të mbahet tubimi qendror i shënimit të 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

Ndërsa nga ora 14:00 do të jetë “Ecja për liri”, për të vazhduar drejt sheshit “Albright”, afër American School of Kosova, për të bërë përurimin e bustit të ish-sekretares Albright.

Ndërkaq në orën 15:00, do të bëhet vizitë në Bulevardin ‘Bill Clinton’, afër shtatores së ish-presidentit Clinton.

Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, dhe ish-presidentja Atifete Jahjaga, kanë ftuar qytetarët që sot të nderojnë ish-presidentin e SHBA-ve Bill Clinton dhe ish-sekretaren amerikane të Shtetit Madeleine Albright, të cilët po qëndrojnë në Kosovë në 20-vjetorin e çlirimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-komandanti i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali Wesley…