Qytetarët rusë ngjarjet në Buça i quajnë të pavërteta

06 prill 2022 | 21:43

Një televizion rus ka realizuar disa intervista të shkurtëra me qytetarët rusë në Rusi.

Të pyetur nëse i kanë parë ngjarjet që kanë ndodhur në Buça të Ukrainës, ata përgjigjen se po na thonë se janë lajme të rreme, pamje të Luftës së Dytë Botërore. Disa prej tyre, edhe pa u thënë kush asgjë, thonë se nuk janë të vërteta.

Propaganda ruse ka bërë efekt të madh te 80 për qind e qytetarëve rusë. Atyre u janë ndaluar rrjetet sociale, programeve televizive u është ndaluar raportimi për luftën në Ukrainë dhe raportimi për ushtarët rusë të vrarë.

Po ashtu, u janë ndaluar edhe protestat kundër luftës.

Që nga data 24 shkurt, që nga dita e parë e pushtimit të Ukrainës, rreth 10 000 qytetarë rusë janë burgosur pas protestave në disa qytete të Rusisë. Liria e fjalës atje paguhet me ditë burgu.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Teuta ka mundur Tirana Neptun me rezultat 73:78 (12:23, 15:17,…